Elon Musk paralajmëroi zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

Shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka zbuluar planet e kompanisë për zgjerim në Evropë, duke përmendur edhe dy vende të Ballkanit, Serbinë dhe Kroacinë.

Kompania që merret me prodhimin e veturave elektrike planifikon të fillojë zgjerimin në Evropë, në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton REL.

“Shpresojmë të hapim në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Evropës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke pasur veturat në vendet e tij të origjinës”, ka shkruar Musk në Twiiter.

Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button