PE e ritheksoi mbështetjen për liberalizimin e vizave me Kosovën

Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE], e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një shumicë prej 49 ligjvënësish ranë dakord të fillojnë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën, transmeton REL.

Gjashtëmbëdhjetë deputetë kundërshtuan dhe një abstenoi.

Votime të ngjashme ishin mbajtur edhe në shtator të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019, por mandati për bisedime me Këshillin e BE-së është dashur të ripërtërihet pas zgjedhjeve të përgjithshme të BE-së në muajin maj.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mbetet ende i diskutueshëm në Këshillin e BE-së.

Burime të Radios Evropa e Lirë kanë thënë në kushte anonimiteti se Franca dhe Holanda vazhdojnë të hezitojnë që t’i japin Këshillit një mandat për të negociuar me parlamentin.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës ende kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button