“Informeri” serb e huqi parashikimin për marrjen në pyetje të Boki 13

Duke e paralajmëruar marrjen në të të dyshuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili më 23.09.2019 është sjellë para prokurores për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska, portali serb “Informer” e dezinformoi opinionin. Përkatësisht, qysh herët në mëngjes, prej orës 08,28 të mëngjesit, disa orë para kohës së paraparë për ta marrë në pyetje Jovanovskin, portali në fjalë ka publikuar tekst me titull në të cilin prejudikon që Boki 13 do t’i zbulojë të gjitha të palarat në aferën “Reket”: “BOKI 13 sot në Prokurorinë i zbulon të gjitha të fshehtat e ndyra të aferës “Reket””! Jovanovski është i dyshuar për zhvatje prej 1,5 milionë euro, cilin do ta tërheqë me vete?! (BOKI 13 DANAS U TUŽILAŠTVU OTKRIVA SVE PRLJAVE TAJNE AFERE “REKET”! Jovanovski osumnjičen za iznudu 1,5 miliona evra, KOGA ĆE POVUĆI ZA SOBOM?!), shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Por, përkundër këtij paralajmërimi të “Informer”, siç është parë gjatë ditës, Jovanovski gjatë marrjes në pyetje nuk ka dhënë fare deklaratë para prokurores Villma Ruskovska, për shkak se nuk i është mundësuar t’i sheh të gjitha provat kundër tij.

“Bojan Jovanovskit nuk iu mundësua t’i sheh të gjitha dëshmitë. Ai sot ka qenë i thirrur për të dhënë deklaratë, e jo në atë deklaratë të imputohet njoftim për hetim të përfunduar”, deklaroi avokati i tij Sasho Dukovski. Ai gjithashtu ka thënë që: “në historinë e jurisprudencës së Maqedonisë nuk ka ndodhur, në të njëjtën ditë të miratohet aktvendim për hetim të përfunduar dhe të kërkohet deklaratë nga i dyshuar i cili paraprakisht asnjëherë nuk ka qenë i njoftuar për provat kundër tij”.

Kështu që, Boki 13 fillimisht do t’i studiojë provat, pastaj do të jep deklaratë në Prokurori.

Mirëpo, përveç që parashikimet në konstruksionin e titullit nuk u realizuan, është transmetuar informatë e gabuar edhe në pjesën e përmbajtjes së tekstit, më saktësisht në pjesën ku theksohet që është vazhduar paraburgimi i të dyshuarit të dytë në aferën, Zoran Mileski – Kiçeec.

“Jovanovskit, si dhe biznesmenit Zoran Mileski, të cilët janë të dyshuar në aferën “Reket” për zhvatje të 1,5 milionë eurove, para dhjetë ditëve u është vazhduar paraburgimi edhe për 30 ditë”. („Jovanovskom, kao i biznismenu Zoranu Mileskom, koji su osumjičeni u aferi “Reket” za iznudu 1,5 miliona evra, pre deset dana produžen je pritvor za još 30 dana.“)

Jovanovski me të vërtetë ka fituar 30 ditë shtesë paraburgim, mirëpo pohimi për vazhdim të paraburgimit të Mileskit nuk është i saktë. Paraburgimi i Mileskit është i zëvendësuar me paraburgim shtëpiak, pasi më 24.09.2019 gjykatësi i procedurës paraprake, pas mendimit pozitiv nga Prokuroria, e pranoi propozimin e mbrojtjes si të bazuar.

“Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore penale Shkup duke vepruar sipas propozimit të mbrojtjes së Z. M., i përfshirë në rastin që në opinion njihet si “Reket”, për anulim të masës paraburgim dhe përcaktim të masës paraburgim shtëpiak nga 19.09.2019, të njëjtin e dërgoi për mendim te prokuror kompetent publik. Sot pas pranimit të mendimit pozitiv nga prokuroria, propozimi i mbrojtjes të pranohet si i bazuar, gjykatësi i procedurës paraprake, në pajtim me dispozitat ligjore, solli aktvendim me të cilin anulohet masa paraburgim dhe përcaktohet masa paraburgim shtëpiak”, thuhet në komunikatën e Gjykatës themelore penale në Shkup.

Duke pasur parasysh që ankesa nuk e prolongon përmbarimin, nga Gjykata themelore penale informojnë që aktvendimi është dërguar deri te palët, ndërsa i akuzuari do të dërgohet për të vuajtur masën paraburgim shtëpiak në shtëpinë e tij.

Pra, siç mund të shihet nga komunikata e Prokurorisë, të dhënat e “Informer-it” për paraburgimin e Kiçeecin janë të gabuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button