CDU SCU votoi “PËR” hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Pasditen e kësaj të marte, grupi më i madh politik CDU SCU ka votuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian me 75 vota pro dhe 28 kundër.

Ky është vendimi më i rëndësishëm politik që tregon se Gjermania do t’i thotë PO Shqipërisë. CDU SCU ka votuar kështu draftin e dokumentit që do të votojë të enjten Budenstagu Gjerman.

Ashtu sic raportoi Top Channel disa ditë më parë, dokumenti ka 9 pika të kërkesave ndaj Shqipërisë të ciat ndahen në dy blloqe. Në bllokun prioritar janë reforma zgjedhore, ngritja e gjykatës së lartë dhe Kushtetuese ndërsa gjashtë pikat e tjera hyjnë në bllokun e dytë të cilat duhet të plotësohen kur të hapen negociatat.

Kushtet që u raportuan nga gazetarja Anila Shuka kryesisht lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ato janë:

1.Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
2.Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3.Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4.Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5.Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6.Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7.Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
8.Reforma në administratë
9.Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

Image may contain: text

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button