Në Tetovë policia dënoi 40-të vozitës brenda ditës

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi rezultatet e kontrollit të zhvilluar dje në rajonin e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Kontrolli ishte i përqendruar në parkimin e gabuar të automjeteve në qytet si dhe kapjen e vozitësve pa leje qarkullimi.

Nga kontrolli i zhvilluar, janë shqiptuar 24 dënime për shkelje të rregullave gjatë parkimit të veturave.

Si rezultat i këtij kontrolli, janë kapur edhe 8 persona pa leje qarkullimi dhe 8 vetura me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button