Takimi Rama-Mitsotakis

Lëkundjet e tërmetit të kësaj jave në Shqipëri, por edhe marrëdhëniet dy palëshe kanë qenë në fokus të interesimit të Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në takimin e zhvilluar në Nju Jork me homologun shqiptar Edi Rama.

Mediat greke kanë dhënë detaje të pakta nga takimi që zgjati rreth 30 minuta. Agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA shkruan se Rama i shprehu Mitsotakis nevojën për ndihmë nga Greqia për të përballuar pasojat e tërmetit, duke marrë edhe përgjigje pozitive nga homologu grek, transmeton Klan.

Mitsotakis shprehu po ashtu mbështetjen për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Por sipas mediave greke, kreu i qeverisë së Athinës këmbënguli në përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat e minoritetit grek, çështja e vetë përcaktimit si minoritarë dhe garantimi i të drejtave pronësore të minoritetit.

Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm sipas mediave greke bashkëpunojë me Athinën, “për çështje që kanë interes të veçantë për Greqinë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button