Përmbytje sot në Shqipëri (VIDEO)

E marta e 24 shtatorit e gjeti Fushë Krujën nën pushtetin e ujit. Si pasojë e reshjeve të forta, Lumi i Gjolës doli nga shtrati duke vërshuar mbi fshatin Hasan. Familjes Demnushaj nuk i ka mbetur asgjë, transmeton Klan.

Sa metra ishte uji?

“1.5 metra në shtëpi, vetëm rrobat e trupit kam dhe familjen. Na i ka marrë të gjitha me veshmbathje, Tv, frigorifer, ushqimin e bagëtive e ka nxjerrë jashtë përdorimi.”

“Kjo gjendje është të paktën edhe në 6 fshatra të Fushë-Krujës. 50 familje ndodhen të bllokuara në banesat e tyre”.

Përmbytje ka pasur edhe në disa lagje të Kamzës.

“Ka qenë ora 4 e mëngjesit kur uji ka vërshuar në shtëpinë e familjes Duka duke arritur deri në 1.5 metra. Të gjitha orenditë e shtëpisë janë pothuajse të shkatërruara”.

Edhe lagjia Qendër ka pasur probleme. Në terren ka nisur vlerësimi i dëmeve.

Edhe kryeqyteti pati probleme.

“Reshjet e rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në tre shkolla në kryeqytet. Në shkollën “Sabaudin Gabrani” N Ndërmarrja e Punëtoreve nr 1 të Bashkisë së Tiranës po heq ujin nga oborri në mënyrë që ditën e mërkurë të rinisë edhe procesi mësimor në këtë shkollë”.

Sabaudin Gabrani dhe shkolla e Yzberishtit u mbyllen këtë të martë e do të hapen të mërkurën. Ndërsa shkolla e fshatit Lalm do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

Në Torovicë, moti i keq shkaktoi sërish rënie gurësh nga mali mbi të njëjtën rrugë, ku në Tetor të vitit 2017, një masiv shkëmbor ra mbi një makinë, duke shkaktuar 3 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button