Kurti: Duhet të diskutohet me Trumpin se për çfarë tema duhet të bisedohet me Serbinë

Kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk duhet të nxitojë për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Ai kështu ka thënë në debatin ‘Talk to Talk’, duke theksuar se argumentet më të fuqishme nuk janë përdorur nga pala kosovare kur është dialoguar me përfaqësuesit serbë, njofton Klan Kosova.

“Besoj që argumenti më i fuqishëm i Kosovës është historia e cila është përplot krime të Serbisë. Gjithashtu argumenti tjetër është vendimi i GJND-së”.

“Asnjëra nuk janë shfrytëzuar nga Presidenti Thaçi dhe ish-Qeveria. Këto dyja ne duhet t’i përdorim si shina. Nuk duhet të nxitohemi, ne duhet ta vazhdojmë dialogun, por jo me synimin që të arrijmë sivjet marrëveshje”.

“Ne nuk mund të shkelim mbi veten, të kaluarën dhe ardhmërinë tonë. Duhet të diskutohet me Presidentin amerikan Donalt Trump se për çfarë objektivash duhet të dialogohet me Serbinë. Idetë për marrëveshje finale janë pambulesë. Kjo nuk duhet të jetë pikënisja jonë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button