Rexhepi: Është i mundur prolongim i shkurtë i afatit për ndërtimin e gazsjellësit

Përfshirja e GA-MA në Resurset Energjetike të Maqedonisë (REM), pasi qeveria të bëhet pronari i plotë dhe i vetëm i kësaj kompanie për transmetim të gazit natyror, do të thotë përshpejtim të procesit të gazifikimit, tarifë të vetme dhe më të lirë, efikasitet dhe efektivitet, thotë për “Meta”njeriu i parë i REM, Bajram Rexhepi, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, sipas tij, ky është kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm që gazi të arrijë tek familjet dhe industria.

“Për të arritur gazi i lirë deri te çdo familje, duhet të krijohen disa parakushte, për të pas diversifikim të burimeve të furnizimit, ndërtim të shpejtë dhe efikas të rrjetit të shpërndarjes, subvencionimi i instalimeve të brendshme dhe disa parakushte të tjera. Duke u bazuar në studimin për ndërtimin dhe zhvillimit të rrjetit të shpërndarjes dhe duke i parë praktikat më të mira evropiane, Qeveria tashmë ka vendosur të ndërtojë rrjetin e shpërndarjes me partneritet publik-privat. Por, sigurisht që komunat mund të ndihmojnë nëse bëjnë projekte të mira dhe të qëndrueshme, veçanërisht kur e dimë se procesi i marrjes së lejes për ndërtim është kompleks dhe i gjatë”, thotë Rexhepi.

Ai vlerëson se ka pasur përparim jashtëzakonisht të mirë në ndërtimin e sistemit të tubacioneve të transmetimit, por se do të ketë prolongim të shkurtë të afateve.

“Procedura për zgjidhjen e të drejtave juridiko-pronësore kanë filluar tepër vonë. Kjo mund të jetë arsyeja kryesore për prolongim të shkurtë  të afateve. Por, atë do ta vlerësojmë kah fundi i vitit”, shton Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button