Është martuar DJ Tiesto (FOTO)

DJ Tiesto u martua me të dashurën e tij, modelen Annika Backes, të shtunën në një shkretëtirë në Utah, transmeton Klan Kosova.

“Dashuria e jetës time 21-09-2019”, ka shkruar artisti 50 vjeçar poshtë fotografisë me nusen e tij 21 vjeçare.

Ceremonia me 80 persona u zhvillua në një shkretëtirë në Utah, në vendpushimin luksoz Amangiri, ku dhëndri kishte të veshur një kostum Tom Ford dhe nusja një fustan Berta.

“Jam ndjerë e lodhur nga emocionet sepse kemi qenë në dashuri për kaq shumë kohë dhe kemi menduar për këtë ditë përgjithmonë dhe më në fund jemi këtu”, tha Tiesto për Vogue.

“Ishte më e bukur dhe më e veçantë nga sa mund ta imagjinoja. Të shoh të gjitha ata që i dua dhe pastaj të shoh dashurinë e jetës time duke ecur, ishte ndjenja më e mirë në botë”.

Çifti me 29 vjet diferencë, u fejuan në Maldive gjatë vitit 2018.

Ata u takuan në vitin 2015 dhe u paraqitën bashkë në Coachella atë vit.

 

View this post on Instagram

 

Love of my life 21-09-2019 ?❤️

A post shared by Tiësto (@tiesto) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button