Më 1 tetor, ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras do të vijë në Shkup

Ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras dhe lider i partisë opozitare SYRIZA, Aleksis Cipras dhe ish kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, më 1 tetor 2019, do të vijnë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ardhja e tyre bëhet në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Shkup, që organizohet nga “Ekonomist”.

Në Samit, mes pjesëtarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të debatojë edhe ish ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së, Ves Miçel, nënkryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis.

Aktiviteti kryesor i Samitit njëditor “Fuqizimi i momentumit të integrimit evropian”, do të jetë panel diskutimi në përbërje të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Aleksis Ciprasit dhe Martin Shulcit, me temë “Cilat janë hapat e ardhshme për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor?”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button