“Lajm Fejsbuku” pa informacion, por me nënçmime!

Burimi: KriThink

Kur autorët me shkrimet e tyre mundohen me çdo kusht të gjejnë veti negative te ndonjë funksionar, pa argumente dhe fakte, atëherë pëson gazetaria dhe vet lexuesit. Lajmi që recensojmë shkel standardet e gazetarisë.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Mishi e bashkon Arben Taravarin me Ali Ahmetin (FOTO)

Data e publikimit: 18.09.2019

Data e recensionit: 24.09.2019

Recensuese: Ajnur Bafqari

 

 

“Lajm fejsbuku” – pa informacion!
Që në titull vërehet komentimi i autorit që intrigon lexuesin. Ndërkaq në tekst, autori përshkruan një fotografi dhe përdor gjuhë aluduese dhe sulmuese ndaj Taravarit. Autori me tallje dhe me nënçmim kujton deklarata të mëhershme të tij dhe aludon në takim me prapavijë. Autori asnjërën nga këto që i shkruan nuk i bazon në fakte, përveç në fotografinë që lexuesit mund ta hasin kudo nëpër rrjete sociale.

“Nuk dihet nësë darka me mish ka qene edhe shkaku i bashkimit mes Taravarit dhe Ahmetit apo ka qenë dikush tjetër, por në rrjetet sociale kanë filluar të tallen me këtë foto duke pyetur se po të ishe diçka më e madhe a do kishe kaluar Taravari në BDI”- thuhet në tekst.

Kur një kënd i fotografisë, përshtatet me një tekst tendencioz!
Teksti është tendencioz, hap vetëm pikëpyetje dhe autori parashtron pyetje retorike që krijojnë neveri dhe aspak nuk japin informacion. Autori me apo pa qëllim nuk e ka kontrolluar profilin e personit në rrjetin social për të cilin ka shkruar tekstin, ku edhe bëhet e qartë arsyeja se përse ndodhej aty ku ndodhej.

Këndvështrimi i dytë, përgënjeshtron të parin!
Në profilin e tij, Arben Taravari ka shpërndarë një fotografi me mbishkrim që e bën të qartë atë që nuk e ka bërë të qartë autori i tekstit paraprak. Taravari sqaron se ndodhet aty për shkak të mikut të tij, me çka bien poshtë të gjitha aludimet që i ka barë autori në tekstin paraprak. Fotografia është bërë në ngjarje e njejtë, por vetëm nga një këndvështrim tjetër.

Fotografia e Taravarit

Koncepti i manipulimit “Thirrje në besueshmëri”, “Thirrje në mungesë të një dëshmie të kundërt” si dhe “Argument kundër personit”

Autori ka përdorur aftësinë që të bëjë lexuesin të besojë se mundësia që diçka të ndodh është dëshmi që e njëjta do të ndodhë. Në këtë rast “mishi i ka bashkuar” është përdorur si diçka që ka ndodhur vërtetë.
Më pas autori ka përdorur manipulimin me fjalë që të bëjë të besohet se diçka është e vërtetë vetëm sepse mungon një dëshmi e kundërt. Në këtë rast duke mos e cekur publikimin e Taravarit, autori e bën të besueshme teorinë e tij.
Autori gjithashtu ka shkelur parimet e gazetarisë duke përdorur fjalor tallës dhe sulmues ndaj kryetarit të komunës.

Mos lejoni manipulimin medial

Ka shkrime si ky që me çdo kusht mundohen të baltosin një person. Dalloni qasjen e shkrimeve të tilla duke kërkuar argument logjik dhe jo emocional. Talljet jo se nuk pranohen në gazetari, por kanë rubrikën dhe stilin e veçantë.
Mos lejoni që vetëm me një fotografi dhe një përshkrim individual, pa verifikim dhe pa deklarata, dikush t’u servojë një dezinformatë.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button