“Adria Ervejs” përkohësisht i ka ndërprerë fluturimet për dhe nga Shkupi

Kompania ajrore “Adria Ervejs”, përkohësisht i ka ndërprerë të gjitha fluturimet nga bazat në Lubjanë, Prishtinë dhe Tiranë, dhe bashkë me të edhe të gjitha fluturimet për dhe nga Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Shkak i ndërprerjes së përkohshme e fluturimeve është gjendja momentale jolikuide e kompanisë, e domosdoshme për fluturime të pandërprera. Kompania punon në gjetjen e zgjidhjes në bashkëpunim me investitor potencial. Qëllimi i palëve të përfshira është “Adria Ervejs” sërish të fluturojë dhe se ndërprerja e fluturimeve me të vërtetë është i përkohshëm. Kompania thellësisht u kërkon falje udhëtarëve dhe partnerëve”, thuhet në kumtesën e “Adria Ervejs”.

Kompania ka këshilluar udhëtarët se, nëse udhëtojnë më 24 dhe 25 shtator, detyrimisht të kontaktojnë zyrën prej ku i kanë blerë biletat.

“Adria Ervejs” është në pronësi të fondit gjerman “4K Invest”, pasi në vitin 2016-të i bleu aksionet nga qeveria sllovene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button