Kosovë, u kërkua që çështja e të pagjeturve të përfshihet patjetër në dialogun me Serbinë

Çështja e personave të pagjetur si dhe çështja e personave të zhvendosur sipas Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), duhet të përfshihet në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto kërkesa janë vendosur në formë të rekomandimeve në dy raporte të ndara që ky Institut i ka prezantuar sot.

“Diskutimi i çështjet së personave të pagjetur në dialogun me Serbinë është një domosdoshmëri … Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë të hapë të gjitha dosjet dhe informacionet që kanë të bëjnë me personat e pagjetur”, thuhet në rekomandimet e raportit “Çështja e personave të pagjetur në kontekstin e ‘finales së madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Koha Ditore.

Mënyra e kushtëzimit të Serbisë sipas Shpend Vocës nga RIDEA duhet të përcaktohet në konsultim më faktorin ndërkombëtar.

Në dialogun me Serbinë është kërkuar që të përfshihet edhe çështja e personave të zhvendosur.

“Çështja e personave të zhvendosur duhet të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh se ende ka një numër të zhvendosurish që nuk kanë vullnet të kthehen. Duhet të bëhet e qartë gjatë dialogut se kjo çështje duhet të mbështetet nga Qeveria serbe dhe personat e zhvendosur nuk duhet të manipulohen për arsye politike”, thuhet në raportin “Çështja e personave të zhvendosur në kontekstin e ‘finales së madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button