fbpx

Të gjithë u mahnitëm nga fjalimi i Gretës, por Trampi e injoroi atë! (VIDEO)

Në videon e shkurtër që u publikua nga EuroNews, shihet se si presidenti i Amerikës, Donald Tramp e ka injoruar aktivisten klimatike, Greta Tunberg e cila dje mahniti me fjalimin e saj, përcjell Portalb.mk.

Trampi kalon përkrah Tunbergit, në ndërtesën e Selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e tejkaloi atë, dhe nuk e vëzhgoi dhe përshëndeti fare.


Pasi videoja ku shihet se, si Trampi i injoroi Tunbergin u shpërnda në masë të madhe nga media dhe rrjete sociale, më vonë ai ka takuar atë. Kjo shihet edhe në videon më poshtë.

Tunbergi dje vërshoi botën me fjalimin e saj në Samitin Klimatik të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku mes tjerash u tha liderëve se, “ju ma keni vjedhur ëndrrën dhe fëmijërinë time”, duke shprehur revoltën e saj për ndryshimet klimatike që po ndodhin në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button