Filipçe në AP-në e OKB-së: Kur të përfshihen të gjithë, do të ulet pabarazia shëndetësore në RMV

Përfshirja e përgjithshme shëndetësore në Maqedoninë e Veriut do ta ulë pabarazinë shëndetësore dhe të sigurojë që qytetarët të kenë qasje në shërbimet shëndetësore, kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Samitin e përfshirjes së përgjithshme shëndetësore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i përbashkët është që të krijohet mbrojtje shëndetësore e qëndrueshme e qasshme, cilësore dhe afatgjate, gjithashtu, të fuqizohet ndjeshmëria dhe përgjegjësia e individëve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e të tjerëve. Vendosja e këtij problemi si prioritet, siguron se, të gjithë individët kanë qasje në shërbimet shëndetësore me cilësi të mjaftueshme, dhe ajo do të luajë rol të madh në uljen e pabarazisë shëndetësore në Maqedoninë e Veriut”, tha Filipçe, njoftojnë nga Kabineti i tij.

Ministri Filipçe e ka njoftuar Samitin se, prioritet i qeverisë për momentin, është përfshirja dhe zhvillimi i mbrojtjes shëndetësore primare në sistemin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Samitin e përfshirjes së përgjithshme shëndetësore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button