Ndërtimet e egra në Strugë, Merkoja thotë se nuk ka asnjë!

Për emisionin “360 Shkallë”, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko ka deklaruar se, në Strugë nuk ka asnjë ndërtim të egër, i cili duhet të rrëzohet për shkak të përmbushjes së kërkesave të  Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të UNESKO-s, transmeton Portalb.mk.

“Sulmet ishin për tërë rajonin e Strugës për uzurpimet, të gjitha ndërtime të egra. Tash doli se në zonën e mbrojtur nuk kemi asnjë ndërtim të egër. Ashtu doli se nuk ka, do të thotë të gjitha ishin spekulime. Të gjitha ndërtimet e egra dolën në Ohër, ku 409 në zonën e mbrojtur, kurse Struga nuk ka asnjë”, tha Merko. 

Më tej ai deklaroi se, numri i ndërtimeve të egra mund të arrijë deri në pesë.

“Ata që janë, dy, tre ose pesë, që nuk janë në zonën e mbrojtur, janë në brendësi, në mjedise rurale, ajo është punë tjetër. Do të evidentohen, dhe do të shohim”, tha Merko.

Përndryshe, Komuna e Ohrit javën e kaluar e ka filluar rrënimin e objekteve të egra, në bazë të procedurave ligjore dhe Planit Aksionar për veprim ndaj rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të UNESKO-s.

Ndryshe, UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button