Zaev – Ratas: Mbështetje e fuqishme nga Estonia për fillim të negociatave me BE-në në tetor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në shoqëri të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, realizoi takim me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, në margjina të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së 74-t të përgjithshme të Kombeve të bashkuara.

Në takim, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministrat Zaev dhe Ratas i cekën marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën gatishmëri për intensifikimin e tyre me zgjerimin e bashkëpunimit në disa plane.

Kryeministri Zaev iu falënderua kryeministrit estonez për mbështetjen dhe për nënshkrimin e Protokollit për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në NATO.

Në takim, bashkërisht u vlerësua se samiti i Këshillit të Evropës në tetor është me rëndësi thelbësore për Maqedoninë e Veriut kur pritet të përmbushen premtimet për datë për fillim të negociatave inkuadruese, dhe se Estonia do të vazhdojë me mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në këtë drejtim.

Dy kryeministrat, thuhet në kumtesë, u dakorduan se Maqedonia e Veriut në dy vitet e fundit bëri progres të jashtëzakonshëm në reformat brenda, si dhe përparim në realizimin e standardeve në procesin për inkuadrim në BE, si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me institucionet evropiane.

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë, Zaev dhe Ratas shprehën angazhim për ta nxitur bashkëpunimin mes dy vendeve në planin e tregtisë dhe sektorit informatik, posaçërisht për shkak të përvojave të jashtëzakonshme të Estonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button