Spasov: Të investohet në zhvillimin e organizatave që verifikojnë fakte, siç është Fondacioni “Metamorfozis”

Duhet të investohet në zhvillimin e organizatave siç është Fondacioni “Metamorfozis” që në projektet e tyre mediatike do të bëjnë verifikim të fakteve dhe do t’i përballin organizatat e gazetarëve dhe gazetarët me nevojën për të respektuar kodet e gazetarisë dhe etikën e  gazetarisë dhe për të ngritur kulturën mediatike të qytetarëve për të identifikuar fushatat e dezinformatave, thotë profesori Gjorgji Spasov në kolumnën e tij në gazetën “Nezavisen vesnik”  (Gazeta e pavarur) me titull “Nga Mark Tueni deri te Xhulian Asanzhi”.

Kërcënimi global nga përhapja e dezinformatave po shndërrohet në kërcënim global si terrorizmit global ose ngrohja globale dhe kërkon një përgjigje globale, shton ai.

Spasov thekson se në të gjithë botën, lufta kundër dezinformatave përbëhet nga katër masa që duhet të zbatohen edhe në vendin tonë: rregullimi i hapësirës informative dhe të parandalohet funksionimi i mediave me identitet të fshehur, pastaj krijimi i mjeteve për detektimin e dezinformatave në rrjetet sociale, së treti , mbështetje për organizata si Fondacioni “Metamorfozis” të cilat bëjnë verifikimin e fakteve dhe së katërti, ngritje të përgjegjësisë për të kryer profesionin e gazetarisë.

Duke shpjeguar më detajisht masat, Spasov shkruan:

“Së pari duhet të rregullohet hapësira informative në vend, në bashkëpunim me pjesëmarrësit e saj, për të parandaluar të ashtuquajturën “ekonomi gri (informle)” në fushën e informacionit, duke i parandaluar mediat të veprojnë me identitet të fshehur, me burime të fshehura të financimit dhe me një status që nuk i nënshtrohet asnjë përgjegjësie, e të cilat me fushatat e tyre të dezinformimit mund t’i shkaktojnë dëme, pa u ndëshkuar , publikut vendas si dhe publiku në vendet e tjera.
Masa e dytë është krijimi i mjeteve të reja që do t’u mundësojnë përdoruesve të rrjeteve sociale të njohin me kohë lajmet e rreme që iu plasohen nga burime të ndryshme vendase dhe të jashtme, t’i paralajmërojnë autoritetet e mediave të vendit dhe administratorët e “Facebook-ut, ” Twitter-it “ose” Instagram-it” dhe ato portale e burimet të shënohen me kohë si të rreme, madje edhe të mënjanohen.Masa e tretë është të investosh në zhvillimin e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile të cilat, ashtu si organizata “Metamorfozis” te ne, do të analizojë tekstet dhe analizat e publikuara duke përdorur metodën e “verifikimit të fakteve të publikuara” dhe do t’i përballin organizatat e gazetarëve dhe gazetarët me nevojën për të respektuar kodet e gazetarisë dhe etikën e gazetarisë, duke rritur në të njëjtën kohë kulturën mediatike të qytetarëve për të njohur dhe mos të bien pre e lajmeve të rreme dhe fushatave për dezinformim.
Dhe e katërta, të ngrihet përgjegjësia për kryerjen e një profesioni kaq të rëndësishëm si informimi i publikut dhe mos të lejohet në asnjë rast që posedimi i mediave ose qasja te mediat të përdoret për të kryer dezinformata dhe fushata për shpifje dhe kjo të bëhet burim i veprimtarie kriminale fitimprurëse. Ajo sigurisht nënkupton rishqyrtim të politikës penale në atë fushë dhe harmonizim të normave për sundim të së drejtës në atë fushë me legjislacionin dhe praktikën e vendeve demokratike në mbarë botën”.

Ai mendon se lufta kundër ndotjes globale në hapësirës mediatike publike është vetëm edhe një betejë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit. Ai rendit edhe disa shembuj të vendeve që kanë ndërmarrë tashmë aktivitete në luftën kundër dezinformatave.

“Në Gjermani, përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare, tashmë ishte miratuar ligj me të cilin parashihen gjoba në shumë prej 50 milionë euro për “Facebook”, “Google” dhe “Twitter”, nëse vetëm brenda 24 orësh nuk largojnë përmbajtje e cila nga një institucion kompetent në Gjermani përcaktohet si lajm i rremë, ose fyese ose me të cilën përhapet gjuhë e urrejtjes.
Në shumë vende të tjera, legjislacioni për përhapjen e lajmeve të rreme po ashpërsohet. Ndërsa në Rusi, e cila me arsye ose jo është akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme gjatë fushatës së Donald Trump, por edhe për përpjekjen që përmes lajmeve të rreme të ndikojë në rezultatin e referendumit në Britaninë e Madhe, është miratuar një ligj që përcakton dënime deri në 1.5 milion rubla (22,750 dollarë) për përhapjen e lajmeve të rreme në Rusi.
Disa gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me të drejtë kanë frikë se kjo betejë globale kundër lajmeve të rreme, përmes futjes së masave të reja të sigurisë, në disa vende mund të rezultojë me kufizime të reja mbi lirinë e shtypit, por kuptimi i këtij debati mbi masat është pikërisht për të parandaluar kërcënimin global të dezinformatave dhe të arrihet një ekuilibër i ri dhe më i drejtë midis lirisë dhe përgjegjësisë në përdorimin e mjeteve dhe mjeteve të komunikimit masiv, bindjes masive dhe mashtrimit masiv, siç quhen kohët e fundit, jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga qeveritë, korporatat, shërbimet sekrete dhe shumë PR agjencitë”.

Gjorgji Spasov është ish-deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga Lidhja Social-demokrate, Ministër i drejtësisë dhe ambasador në disa vende, Bullgari, Moldavi, Britaninë e Madhe dhe Irlandën. Është doktor i shkencave politike.

Agjencia e lajmeve “Meta.mk” para pak kohësh publikoi një analizë në të cilën thuhet që Maqedonia është vendi i parë në rajon ku qeveria ka hapur front institucional me dezinformatat. Ekspertë të mediave dhe gazetarët nga Serbia, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, në një seri intervistash me “Meta.mk” gjatë periudhës së kaluar, thonë se autoritetet në vendet e tyre nuk tregojnë interes për të filluar ose për t’u përfshirë në luftën kundër lajmeve të rreme.

Në kuadër të “Metamorfozis” veprojnë mediat “Meta.mk““Portalb.mk“ dhe “Vërtetmatësi.mk” (“Vistinomer.mk“ të cilat rregullisht publikojnë përmbajtje që kanë të bëjnë me dezinformatat dhe verifikimin e fakteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button