Me Samitin Klimatik filluan aktivitetet e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së

Sot, në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, sot kanë filluar aktivitetet e mbledhjes së 74-t të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, ku pjesëmarrëse është edhe Maqedonia e Veriut, njofton Portalb.mk.

Temë e diskutimit të kësaj mbledhje, është Samiti i Ndryshimeve Klimatike, i cili ka për qëllim që të ndihmojë në realizimin e qëllimeve përmbajtjesore të miratuara në vitin 2015, të cilat në mënyrë shtesë do të shtjellohen në njërën nga pesë samitet e Asamblesë së këtij viti.

Në Samit, kanë marrë pjesë presidentë, kryeministra dhe pjesëtarë qeveritarë të shteteve të ndryshme, ku nga Maqedonia e Veriut ishin kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Shtetet në mbledhje erdhën me idenë që t’i nxitin aksionet për mbrojtjen e planetit të parapara në Marrëveshjen e Parisit.

Përveç në Samit, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë edhe në forume të tjera, ku do të prezantohen dhe do të harmonizohen agjendat nacionale për uljen e emetimit të dyoksidit të karbonit dhe grimcave të tjera që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe ndotin ajrin.

Samiti Klimatik i Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së. Nga e majta: Naser Nuredini, Zoran Zaev dhe Bujar Osmani
Samiti Klimatik i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nga e majta: Naser Nuredini, Zoran Zaev dhe Bujar Osmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button