Gjiganti Evropian filloi merkaton, gati oferta për yllin e Barcelonës

Sikur të mos mjaftonte kriza e rezultateve, klubi blaugrana mund të përballet me disa ndërlikime në merkato. Sipas raportimeve nga “Don Balon” lojtari më i lakuar për tu larguar nga kampionët e La Liga është blerja më e bujshme në këtë merkato që sapo u mbyll, transmeton OraNews.

Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, me sulmuesin francez që ka ngjallur interesin e klubit anglez, Chelsea. Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e ish-lojtarit të Atletico Madrid.

Griezmann nuk ka mundur të lë gjurmë me fanellën e Barcelonës në dy muajit e parë në “Camp Nou” dhe largimi prej tyre shihet si zgjidhje e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button