Sandalet më të shëmtuara dhe më të lira, Vip-at po mundohen t’i bëjnë të duken trendy

Kush nuk i njeh sandalet e famshme Crocs, që ndryshe mund t’i quajmë sandalet më të rehatshme në botë? Shumë preferojnë t’i mbajnë në plazh apo në shtëpi, ndërsa të tjerë preferojnë të mos i shohin fare me sy. Megjithatë, duket se këto sandale janë dashuria e re e VIP-ave, të cilët kanë vendosur rehatinë para çdo gjëje, transmeton Revista Class.

Justin Bieber dhe Ariana Grande jo vetëm që i preferojnë shumë këto sandale, por po mundohen t’i bëjnë ato të duken sa më trendy. Justin është fotografuar në Los Angeles i veshur me një kostum sportiv gri me mëngë të shkurtra dhe nga këmbët kishte zgjedhur të vishte një palë Crocs. Madje, i kishte kombinuar ato me një palë çorape dhe me ngjyrën e veshjes, kështu që veshja e tij ka qenë e mirëmenduar (në rast se menduat se ai veshi çfarë i doli para).

Edhe pse janë sa të dashura aq edhe të urryera, Crocs janë bërë aq të famshme, saqë markat e famshme si Balenciaga dhe Christopher Kane kanë sjellë versionet e tyre të frymëzuara nga Crocs.

Madje, edhe Kanye West solli një version të ngjashëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button