U arrestua polici që i mori 20 euro shtetasit të huaj

Një polic i punësuar në Stacionin policor për kalimin e kufirit dhe mbikëqyrje kufitare Strezimir, dje u privua nga liria me dyshimin se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Ai nga një shtetas i huaj ka marrë 20 euro.

Sipas SPB Tetovë, efektivë të policisë të SPB Tetovë dje (22 shtator) rreth orës 13:00 e kanë privuar nga liria A.B. (50)  nga fshati Jançe, pasi që paraprakisht  është denoncuar.

Një ditë më parë rreth orës 16 e 20 minuta në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër polici ka ndaluar një automjet udhëtimi “KIA” me  targa të Ohrit, të cilin e drejtonte shtetasi i Holandës P.V.N. (561) dhe për kinse një shkelje qarkullimi i ka marrë 20 euro.

Polici është ballafaquar me kallëzim penal, ndërsa në SPB Tetovë po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button