Një stiliste shqiptare në Milano Fashion Week

Në kryeqytetin e modës, aty ku prekja glamour dhe alta moda “pushtojnë” vendin, sidomos në këtë periudhë të vitit që përkon me javët e dedikuara të modës, ka vend për të folur edhe për sukses shqiptar. Të famshmit nga e gjithë bota, ikonat e modës dhe të stilit, personalitete nga fusha të ekranit, biznesit e shwwbiz-it e bëjnë Milanon të flasë me gjuhën e fashion-it, sidomos këtë fund shtatori, transmeton Revista Class.

Të tilla organizime të rëndësishme, siç janë edhe javët e modës në Milano, Paris, Londër, New York, bëjnë që e gjithë vëmendja mediatike të “zbarkojë” në këto epiqendra të së bukurës, të stilit dhe modës që mund të bëhen të prekshme nga të gjithë. Këtë vit, ka një arsye më tepër për të folur shqip në Milano Fashion Week.

Stilistja e njohur Rezarta Skifteri ka prezantuar mbrëmë koleksionin e saj fantastik të veshjeve dhe fustaneve. Me gjuhën e perfeksionit, detajeve, gurëve swarofski që shkëlqenin, copat e mëndafshta, aplikat dhe nuancat e feksura, koleksioni 100% shqiptar i Rezarta Skifterit shkëlqeu në pasarelë përpara qindra admiruesve të modës dhe personaliteve të njohura.

Sigurisht që për një stiliste, një moment si ky është jo vetëm një finale e suksesshme, por një triumf i gjithi shqiptar në zemër të kryeqytetit të modës. Dhe ne kemi arsye të mjaftueshme për t’u ndjerë krenarë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button