Portali serb “Alo” me titullin dhe ilustrimet e shkatërroi lajmin për marrjen në pyetje të Janevës dhe Boki 13

Portali serb Alo botoi një tekst me titull problematik: “U ndërrua Prokurorja speciale Boki 13 me pranga! Afera “Reket” ka epilog të papritur! Maqedonia po dridhet! (ВИДЕО) – SMENJENA SPECIJALNA TUŽITELJKA Boki 13 u lisicama! Afera “Reket” dobila neočekivani epilog! Trese se Makedonija! (VIDEO)

Në fakt, përmbajtja e artikullit është mjaft e saktë, por është futur në një konstruksion të gabuar, konfuz dhe manipulues të titullit. Përkatësisht, kur dikush lexon këtë titull, në fillim krijohet përshtypjen se në atë kohë (21.09.2019) nga funksioni Prokuror publik special është shkarkuar nga Katica Janeva dhe Boki 13 – është arrestuar, gjë që nuk është e saktë, transmeton Meta.mk.

Janeva u shkarkua nga puna një javë më parë, përkatësisht më 14 shtator, kur Kuvendi unanimisht me 102 vota “pro” dhe asnjë votë për “abstenim” si dhe asnjë “kundër” të merret Vendimi për shkarkimin e saj për shkak të “menaxhimit të paligjshëm, të pakujdesshëm dhe joprofesional të institucionit Prokurorit speciale publike (PSP) ”.

Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, ndërkohë, u arrestua më shumë se dy muaj më parë – më 15 korrik – në vendkalimin kufitar Bogorodica dhe me pranga në përcjellje policore u soll në Gjykatën Penale për ta marrë në pyetje.

Fotografia dhe videoja që e mbështesin tekstin janë prej atëherë, por ato me vetëdije janë manipuluar për të krijuar imazh të gabuar thua se kjo ngjarje po ndodhë tani.

Përndryshe, vetë teksti – përmbajtja, jep informacion të saktë për të dyshuarit në çështjen “Reket”  Boki 13 dhe Janeva të hënën dhe të martën (23 dhe 24 shtator), përkatësisht, dhe me të vërtetë janë thërritur në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Por, fatkeqësisht lajmi është shkatërrohen nga përzgjedhja fatkeqe e titullit dhe ilustrimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button