Prej 23 deri më 29 shtator do të mbahen “Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore

“Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore” përfshin më se 70.000 ngjarje kulturore që po organizohen në pesëdhjetë vende-nënshkruese të Konventës Evropiane të Kulturës. Kjo nismë mbarë-evropiane ka për synim ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi trashëgiminë e përbashkët evropiane. Gjatë realizimit disa dekadash, Ditët Evropiane të Trashëgimisë Kulturore u shndërruan në projektin më të madh evropian në lidhje me trashëgiminë, i cili me sukses promovon përfshirjen dhe inkurajon kreativitetin dhe imagjinatën e qytetarëve të Evropës.

Tema e edicionit të sivjetmë të Ditëve Evropiane të Trashëgimisë Kulturore në vendin tonë, njëjtë si dhe në shumicën e vendeve evropiane është “Arti dhe argëtimi”. Është parashikuar që aktivitetet në kuadrin e evenimentit në Republikën e Maqedonisë së Veriut të organizohen në periudhën nga 23 deri më 29 shtator 2019.

Institucioni jonë sivjet do të merr pjesë në eveniment me anë të shumë aktiviteteve, me të cilat kontribuon për realizimin e programit të pasur.

  1. “Në udhëkryqin e ideve kulturore: Maqedonia, Ballkani, Evropa Juglindore – trashëgimia, menaxhmenti, resurset”, Ohër, 24-26.9.2019

Organizatorët: Fakulteti Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup dhe IP Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  1. Punëtoria edukative e artit figurativ “Refleksionet artistike”

Organizatori: IP Galeria Kombëtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Objekti: Hamami i Daut Pashës, Shkup, 27.9.2019 (e premte), ora 12.00.

Në punëtorinë edukative të artit figurativ, fëmijët do të frymëzohen nga veprat e themeluesve tanë të artit figurativ (Llazar Liçenoski, Nikolla Martinoski, Dimitar Avramovski Pandillov, Borko Llazeski, Tomo Vlladimirski, Borka Avramova, Vangell Koxhoman, Mihajllo Shojlev, Lubomir Bellogaski), të cilët janë arsimuar në qytete evropiane, dhe shumica kanë specializuar në Paris.

Në kuadrin e programit ne marrim pjesë dhe me ngjarjet në zhvillim e sipër:

  1. Ekspozita “Refleksionet e artit op dhe pop mbi artistët maqedonas në periudhën 1960-90”, Malla Stanica, Shkup
  2. Ekspzoita retrospektive e Rexhai Hysenit, Çifte Hamami, Shkup.

Përgjatë evenimentit, hyrja në Galerinë Kombëtare do të jetë falas për vizitorët nga 23 deri më 29 shtator, çdo ditë deri në ora 12.00, ndërsa tërë ditën më datën 27.9.2019 (e premte). Galeria për vizitorët është hapur nga ora 10.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button