fbpx

Ka mbaruar hetimi për rastin “Reket”, të dyshuarit dëshmitë mund t’i shohin në afat prej 15 ditëve

Pas analizës së përgjithshme të materialeve të mbledhura, prokurori publik i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që vepron në lëndën “Reket”, e ka mbaruar procedurën hetimore për personat e dyshuar, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga të dyshuarit kanë afat prej 15 ditëve që t’i shohin provat dhe kanë të drejtë të propozojnë prova në dobi të të dyshuarve.

“Njëkohësisht, Prokuroria thekson se dëshmia e personit të dyshuar nuk është veprim procesual, që nënkupton se mbrojtja, gjegjësisht dëshmi, mund të jepet edhe në afatin e caktuar kohor kur kryhet ekspertizë të provave. Gjatë ditës së ardhshme do të ftohet edhe e dyshuara e tretë, e cila njëkohësisht do të informohet edhe për mbarimin e procedurës hetimore”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, i dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13), sot nuk ka dhënë dëshmi përpara prokurores Villma Ruskovska, pasi që nuk i është mundësuar që t’i shohë provat kundër tij.

Bojan Jovanovskit nuk i është mundësuar t’i shohë të gjitha provat. Ai sot ka qenë i ftuar që të japë dëshmi, dhe jo në atë dëshmi të futet njoftim për hetim të mbaruar”, tha avokati i JovanovskitSasho Dukovski.

Ai gjithashtu ka deklaruar se “në historinë e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut nuk ka ndodhur, që në të njëjtën ditë të miratohet vendim për mbarimin e hetimit dhe të kërkohet deklaratë nga person i dyshuar i cili paraprakisht asnjëherë nuk ka qenë i njoftuar për provat kundër tij”.

Nesër pritet që para Ruskoskës për herë të dytë japë deklaratë e dyshuara e tretë, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Zoran Milevski  Kiçeec, ka dhënë deklaratë, ndërkaq jozyrtarisht i njëjti ësht ëmbrojtur në heshtje.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button