Pendarovski: LSDM dhe VMRO-DPMNE i kanë afruar qëndrimet për Ligjin për Prokurorinë Publike

Grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, janë shumë afër marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, duke shtuar se për arritje deri te zgjidhja duhet që të tejkalohen edhe 2-3 pika për të cilat liderët e dy partive, njofton Portalb.mk.

Sipas presidentit, në rast se bisedimet dështojnë, nuk do të rrezikohet vendimi për caktim të datës së bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pasi që kjo çështje është zgjidhur me transferimin e lëndëve në Prokurorinë Themelore Publike.

Pendarovski e ka përsëritur edhe qëndrimin e tij se për të mirë ne të gjithëve duhet që hetimet për lëndët e hapura, PSP t’i udhëheqë në kuadër të Prokurorisë ekzistuese.

Pas dështimit të takimit të liderëve, sot, janë mbledhur grupet e punës së opozitës dhe pushtetit për Ligjin për Prokurori Publike. Në vazhdën e saj, dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se nuk sinjale se pozicionet, deri tash të kundërta, janë përafruar. Kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaroi se, takim liderëve do të ketë pas afrimit të qëndrimeve.

Ndryshe, si pengesë kryesore në negociatat për Ligjin për Prokurori Publike nga pushteti paraqiteshte:

  • Të ndërpriten të gjitha lëndët pas 30 qershorit. Respektivisht, qartë të mos precizohet me Ligjin për Prokurori Publike: Çfarë me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore? dhe
  • Të mbetet Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me çka opozita vetë të zgjedhin dhe të shkarkojnë prokurorë.
Pushteti në takim
Takimi i fundit: Grupi i punës i pushtetit i kryesuar nga lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev

Meqë takimi shtatë orësh i liderëve nuk arriti të tejkalojë dallimet mes pushtetit – Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe opozitës – VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj, në lojë hyri edhe një prokurori e re, në nivelin e njëjtë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paralelisht me këtë, lëndët e PSP-së u transferuan në PTHP dhe të njëjtat, në seanca gjyqësore do të përfaqësohen nga prokurorët e njëjtë të PSP-së. Sipas asaj që deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska Ligji i PP-së tashmë nuk është urgjencë, sepse lëndët e PSP-së (të cilat ishin pengesa kryesore) tashmë janë transferuar në PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button