Egjipt, mbi 350 të arrestuar në protestat kundër al-Sisit

Mbi 350 persona janë arrestuar në të gjithë Egjiptin në valën e fundit të protestave kundër presidentit egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Komisioni Egjiptian për të Drejtat dhe Liritë (ECRF) tha se 356 persona janë arrestuar që prej fillimit të protestave të premten.

Mahienour El-Masry, një aktivist egjiptian dhe avokat për të drejtat e njeriut si dhe gazetarëve dhe studentëve, ishte në mesin e të arrestuarve, thuhet në deklaratë.

Qindra protestues dolën në rrugë në qendër të Kajros dhe disa qytete të tjera të premten kundër al-Sisit, ish gjeneralit të ushtrisë që erdhi në pushtet përmes grusht shtetit në vitin 2014 pasi rrëzoi presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Morsi.

Protestat erdhën si përgjigje ndaj thirrjeve për dorëheqje të al-Sisi që erdhën nga Mohamed Ali, një ish-kontraktues i ushtrisë, i cili akuzoi al-Sisin dhe ushtrinë për korrupsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button