Zaev-Mogerini: Fillimi i bisedimeve do të jetë sukses i përbashkët i Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut menjëherë sapo ka arritur në Njujork, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në darkën e punës me shefat e qeveritë të Ballkanit Perëndimor, që e shtroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev, theksoi se vetëm disa javë mbeten deri në samitin e tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian, kur për Maqedoninë e Veriut pritet të miratohet vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Në bisedën gjatë kohës së darkës, Zaev ka theksuar se kjo është periudhë kyçe për vendin tonë dhe se të gjitha përpjekjet janë të fokusuara në drejtim të mbajtjes së frymës pozitive te të gjitha vendet anëtare  të BE-së për mbështetje të Maqedonisë së Veriut që t’i hapë bisedimet me Unionin. Pas marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005, ka pasur një sërë rekomandimesh pozitive dhe tani është e gatshme që t’ti fillojë bisedimet me BE-në.

Zaev i ka thënë Mogerinit se kryeministrave të Ballkanit se fillimi i bisedimeve të RMV-së me BE-në, do të jetë sukses i përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button