Është shkelur afati kohor për asfaltimin e kilometrit të fundit të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit

Edhe pse më datë 5 shtator të këtij viti ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se brenda dy javëve kilometri i fundit i rrugës Tetovë-Kodra e Diellit do të asfaltohet, i njëjti premtim nuk është mbajtur dhe rruga edhe sot ka ngelur e pa asfaltuar. Nga ministria njoftojnë se ministri Bekteshi brenda javës do të vizitojë Kodrën e Diellit për të ndjekur punimet e rikonstruimit të rrugës, transmeton Portalb.mk.

Rruga Tetovë-Kodra e Diellit duhej të asfaltohej për 18 kilometra, mirëpo kilometri i saj i fundit ka ngelur i pa asfaltuar. Pas disa javësh paqartësi se kujt i takon kjo rrugë, ministri Bekteshi tha se pjesa e cila është rrugë regjionale do të asfaltohet deri në fund në afat prej dy javësh nga data 5 shtator, mirëpo e njëjta ende nuk është asfaltuar. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se për aktivitetet e radhës ministri do të njoftojë vetë gjatë inspektimit të punëve ndërtimore.

“Ministri Bekteshi gjatë kësaj jave do të inspektojë punët ndërtimore për rikonstruimin e rrugës Tetovë-Kodra e Diellit dhe do të ju informojë për aktivitetet e radhës”, thonë për Portalb.mk, nga Ministria e Ekonomisë.

Rehabilitimi i rrugës Tetovë – Kodër Dielli ka filluar në maj të këtij viti dhe duhet të përfundojë në shtator. Rruga deri tani është asfaltuar një kilometër larg hyrjes në qendrën për skijim. Nga Iniciativa Qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” kërkuan që për aq kohë sa makineritë janë në vend, të vazhdohet rruga edhe një kilometër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button