Informimi objektiv dhe etik është parim bazë i gazetarisë, por ky tekst nuk i respekton

Burimi: KriThink 

Gazetari e ka për detyrë të kultivojë gjuhën e respektit ndaj diversitetit, qoftë ai etnik, kulturor, fetar ose politik. Komunikimi i tij me opinionin duhet të jetë shembullor kurse informimi objektiv pa ngjyrime emocionale që do të reflektonin anshmëri. Shembulli që recensojmë i ngjan më shumë një mendimi personal me ironi dhe satirë dhe shumë pak ose aspak një lajmi.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Ali Ahmeti sot do t’i shënojë një gol Ziadin Selës në Strugë

Data dhe koha e publikimit: 13.09.2019, 11:20

Data e recensionit: 23.09.2019

Recensues: Fatlume Dervishi

Në tekst qartë shihet mbështetja që gazetari i jep përkrahje një subjekti politik dhe nënçmimi i tij ndaj subjektit tjetër. Përkrahja do të ishte në rregull sikur gazetari ta kishte shënuar se po e bën këtë gjë, për para apo për bindje personale.
Në këtë rast, autori komenton se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për të, do të vazhdojë me golat edhe në politikë në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i jep epitetin portier që pranon golat e Ahmetit. Kjo është metaforë por, gjithsesi, është subjektive.

“DJe lideri i BDI-së, Ahmeti shënoi një gol duke bërë me dije se do të vazhdojë me gola edhe në politikë në zgjedhjet e ardhshme, ku sot do të shënojë gol në Llabunisht por portieri Sela nuk do të mund të mbrojë.” shkruhet në lajmin që e recensojmë.

Informimi etik – detyrë e gazetarisë!

Kodi etik i gazetarëve parashikon qasje objektive dhe të paanshme nga ana e gazetarit, pavarësisht për kë ose për çfarë informon. Duke pasur parasysh se edhe gazetarët kanë bindjen e tyre për çështje të caktuara, ai mund të raportojë edhe anime dhe nëse vendos që ata t’i fusë në tekstin e tij, duhet të theksojë se bëhet fjalë për koment personal.

“Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.” – porosit Kodi etik i gazetarëve.

Teknikat e manipulimit

Teksti është ndërtuar mbi bazën e analogjisë së rrejshme. Gazetari bën lidhje që nuk ekziston mes dy gjërave që realisht nuk kanë lidhje njëra me tjetrën dhe e shfrytëzon atë për të paragjykuar ose paralajmëruar diçka.

Për lexuesit

Tekstet e këtilla me ton humoristik janë të kapshme dhe interesante për lexuesit por nuk paraqesin qasje profesionale ndaj ngjarjes. “Golat” në këtë rast do të ishin të arriturat konkrete por gazetari nuk i renditur ato. Një akt simbolik sportiv nuk mund të vendoset në vijë paralele me gjendjen reale.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button