Galaxy Note II në treg nga 25 tetori

Kompania telefonike amerikane, Sprint, ka lajmëruar se do të ofroj pajisjen e re nga Samsung, Galaxy Note II në rrjetin e tyre prej datës 25 të këtij muaji.

Çmimi fillestar i pajisjes do të jetë 299.99 dollarë, me kontratë dy vjeçare me kompaninë. Galaxy Note II do të vij nga Sprint me rrjet 4G LTE, versionin më të fundit të SO (sistemit operativ) të Google, Android Jelly Bean dhe procesor quad core 1.6GHz.

Specifikat tjera të Galaxy Note II përfshijnë ekranin 5.5 inç Super AMOLED HD dhe rezolucion 1280×720 dhe me stilolapsin S-Pen stylus. Pajisja ka dy kamera, njërën 8 megapiksel dhe tjetrën, në pjesën e përparme, me 1.9 megapiksel.

Gjithashtu, Galaxy Note II vjen me dy opsione të ndryshme të hapësirës ruajtëse, 16gb dhe 64gb./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button