Dy tërmete pas mesnate, ja kush ishin epiqendrat dhe në çfarë shkalle (FOTO)

Dy tërmete të tjera janë regjistruar pas mesnatës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmetet janë regjistruar në Patok dhe në detin Adriatik.

Tërmeti i parë, në Patok, është regjistruar në orën 21:55. Magnituta ka qenë 2.6 dhe thellësia 24 km. Ndërsa tërmeti i dytë është regjistruar në orën 02:27,  në detin Adriatik. Magnituta ka qenë 2.7 dhe thellësia 16 km.

Bazuar edhe në raportimet e IGJEUM, nuk janë regjistruar lëkundje të tjera toke mëngjesin e sotëm.

Tërmete në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button