Grupet punuese nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike

Grupet punuese të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk kanë arritur edhe sot marrëveshje në takimin e shkurtër që e kanë mbajtur në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, mes tyre ka dallime thelbësore në qëndrime dhe se do të lënë hapësirë që partitë përsëri t’i shqyrtojnë të gjitha pikat me qëllim që të njëjtat të harmonizohen.

Përpara takimit të grupeve punuese, Deskoska theksoi se nuk munden të jenë optimistë duke e ditur se kush negocion, por se do të bëjnë gjithçka nga ana e tyre që të ketë standarde në ligj dhe do të tregojnë vullnet të mirë aty ku ka hapësirë.

Dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se nuk sinjale se pozicionet, deri tash të kundërta, janë përafruar. Ai ka kujtuar se, Ligji në fjalë është në lexim të dytë në Komision dhe derisa partitë politike nuk deklarohen se, kanë përpjekje shtesë që të gjejnë zgjidhje, dhe kanë arritur pajtim për pjesën tjetër të amendamenteve, mbledhja e Komisionit për verifikim të atyre amendamenteve, siç deklaroi ai, mund të përfundojë edhe për një ditë.

“Komisioni mund të mbarojë për një ditë, aq sa kanë mbetur, për një orë”, tha Xhaferi, i cili shtoi se sfidë mbetet sigurimi i 2/3 së votave për miratim të të njëjti në seancë plenare.

Takimi i fundit: Grupi i punës i opozitares VMRO-DPMNE i kryesuar nga lideri Hristijan Mickoski

Ndërkaq, kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski deklaroi se, takim liderëve do të ketë pas afrimit të qëndrimeve.

LEXO: Xhaferi për Ligjin për PP: Pozicionet janë të kundërta, s’ka sinjal se përafrohen
LEXO: Mickoski: Takim liderësh pas afrimit të qëndrimeve
LEXO: Negociatat për PSP-në, në proces vjeljesh amendamentesh

Përndryshe, deri kohë më parë, si pengesë kryesore në negociatat për Ligjin për Prokurori Publike nga pushteti paraqiteshte:

  • Të ndërpriten të gjitha lëndët pas 30 qershorit. Respektivisht, qartë të mos precizohet me Ligjin për Prokurori Publike: Çfarë me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore? dhe
  • Të mbetet Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me çka opozita vetë të zgjedhin dhe të shkarkojnë prokurorë.
Pushteti në takim
Takimi i fundit: Grupi i punës i pushtetit i kryesuar nga lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev

Meqë takimi shtatë orësh i liderëve nuk arriti të tejkalojë dallimet mes pushtetit – Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe opozitës – VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj, në lojë hyri edhe një prokurori e re, në nivelin e njëjtë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paralelisht me këtë, lëndët e PSP-së u transferuan në PTHP dhe të njëjtat, në seanca gjyqësore do të përfaqësohen nga prokurorët e njëjtë të PSP-së. Sipas asaj që deklaroi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska Ligji i PP-së tashmë nuk është urgjencë, sepse lëndët e PSP-së (të cilat ishin pengesa kryesore) tashmë janë transferuar në PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button