City i interesuar për Aouarin
Manchester City është duke udhëhequr garën për transferimin e yllit të Lyonit, Houssem Aouar, njoftoi “L’Equipe” të dielën, njofton Koha.net.
Mesfushori 21-vjeçar vlerësohet si një nga organizatorët më të mirë të rinj në Evropë dhe është duke u kërkuar nga disa skuadra të Premier Leagues së Anglisë, transmeton “Koha Ditore”. Pos kampionit Manchester City, po interesohen edhe Liverpooli, Chelsea e Arsenali.
Mirëpo, vlerësohet se City është favorit për të transferuar 21-vjeçarin. Aouar është produkt i akademisë së Lyonit dhe është pjesë e U-21 të Francës.
Ai ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2023.