RMV, të ardhurat e garantuara minimale nuk janë më pengesë për të ashtuquajturin pensioni social

Po rritet interesi për të realizuar të drejtën e sigurisë sociale të personave të moshuar, përkatësisht ashtuquajturin pension social. Qendra ndër-komunale për punë sociale në Shkup, deri tani ka pranuar 533 kërkesa për realizimin e kësaj të drejte, shifër e cila pritet të rritet edhe në të ardhmen duke pasur parasysh, siç theksojnë nga Qendra, ndryshimet që janë bërë në rregullore, njofton NOVA, transmeton Portalb.mk.

“Ky numër i aplikimeve vlen vetëm për Shkupin dhe një pjesë e mirë e tyre janë zgjidhur. Ndërsa kompletojmë dokumentacionin sipas detyrës zyrtare, ashtu i zgjidhim rastet”, thotë drejtoresha e Qendrës, Natasha Stanojeviq.

Ajo sqaron se janë bërë ndryshime në rregulloren për siguri sociale për të personat e moshuar, që kanë filluar të aplikohen nga 13 shtatori dhe të cilat parashikojnë paga minimale e garantuar nuk të mos jetë pengesë për realizimin e së drejtës për siguri sociale për personat e moshuar.

“Presim që numri i aplikimeve të rritet sepse përfituesit e të ardhurave minimale të garantuara deri më tani kanë qenë problem për të realizuar të drejtën e tyre për siguri sociale për persona të moshuar, përkatësisht i ashtuquajturi pension social. Ata më parë u desh të hiqnin dorë nga kjo e drejta për tre muaj, përkatësisht të mos e shfrytëzojnë atë dhe të mbeten pa të ardhura që të mund të aplikonin për siguri sociale”, sqaroi Stanojeviq.

Tani, sqaroi ajo, me ndryshimet e reja të ardhurat e garantuara minimale nuk konsiderohen si të ardhura, domethënë ata automatikisht mund të paraqesin dokumente për siguri sociale menjëherë.

“Për shembull dy bashkëshortët nga një amvisëri me dy anëtarë të cilët kanë përdorur ndihmë sociale sipas sistemit të vjetër, ndërsa u është përkthyer si e ardhur minimale e garantuar, automatikisht kjo e drejtë do t’u ndërpritet, por do të jenë të mbrojtur me të drejtën për siguri sociale për personat e moshuar, për shkak se për ta është e drejta për siguri sociale është më e favorshme, sepse nëse janë përfitues të kësaj të drejte ata do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë edhe të drejtën për mbrojtje shëndetësor përmes Qendrës”, tha Stanojeviq.

Nëse familja është me më shumë anëtarë, përkatësisht ka persona të moshuar ose një person të moshuar në familje dhe pjesa tjetër janë djem, vajza ose anëtarë të tjerë, ata do të mbajnë të drejtë në të ardhura minimale të garantuara dhe vetëm të moshuarit do të përjashtohen nga anëtarësia, pasi ato do të mbrohen me të drejtën e sigurisë sociale për personat e moshuar.

“Nëse ata janë materialisht të pasiguruar në atë familje, anëtarët tjerë do të vazhdojnë të marrin dhe shfrytëzojnë të drejtën për të ardhurat minimale të garantuara, ndërsa personat e moshuarit ose personi i moshuar do të shfrytëzojnë të drejtën për siguri sociale, si e drejtë më e favorshme për ta”, sqaron drejtoresha.

Sigurim social për rreth 6,000 qytetarë

Kur u miratua ligji, nga Ministria e punës dhe politikës sociale parashikuan që me të mund të mbulojnë rreth 6,000 qytetarë, të cilët nuk kanë burime të tjera për jetesë. Sipas dispozitave të këtij ligji, të drejtë për kompensim kanë të gjithë personat që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension sipas moshës,  duke i përfshirë edhe personat që janë pa asnjë ditë stazh pune.

Për amvisëritë në të cilat edhe burri edhe gruaja i plotësojnë kushtet për të shfrytëzuar sigurinë sociale, kompensimin do ta shfrytëzojë vetëm një anëtar, sepse është e drejtë nga fusha e sigurisë sociale dhe nuk ndërlidhet me sigurimin pensional dhe invalidor, sqarojnë nga Ministria e punës dhe politikës sociale.

Qytetarët mund ta realizojnë të drejtën e sigurimit social  për të moshuarit, nëse nuk posedojnë pronë dhe të drejta pronësore nga të cilat mund ata mund të mirëmbahen, nëse nuk shfrytëzon pension nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose të një lloj pagese në bazë të pleqërisë, aftësisë së kufizuar ose një shtet tjetër dhe nuk ka realizuar të ardhura sipas të të gjitha bazave në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës.

Të drejtën për pension social nuk mund ta realizojë person i cili, me vendim të qendrës për punë sociale, akomodohet për më shumë se 30 ditë në një institucion për mbrojtje sociale jo familjare, kujdes shëndetësor ose institucion tjetër.

Shuma mujore e të drejtës për siguri sociale për të moshuarit është në përputhje me rritjen e kostos së jetesës për vitin e kaluar, të publikuara nga Enti statistikor shtetëror në janar të vitit aktual. Kur nuk ka rritje të kostos së jetesës për vitin e kaluar, nuk bëhet harmonizim i shumës së të drejtës për siguri sociale për të moshuarit.

Përfituesi i pensionit social  ka të drejtë në kompensim monetar për të mbuluar një pjesë të kostove për shpenzimeve për energjisë në amvisëri për muajt prej tetorit deri në mars.

Përfituesit  të drejtës të sigurisë sociale për të moshuarit i jepet edhe e drejta për mbrojtje shëndetësore, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret në fushën e sigurimit shëndetësor, nëse ai/ajo nuk mund të realizoj sigurim në ndonjë bazë tjetër.

Pension social për zvogëlimin e varfërisë tek të moshuarit

Kjo pension është e drejtë sociale, diçka që e nxjerrin në pah ekspertë, të cilët vlerësonin se në kjo mënyrë nuk do ishte barrë shtesë për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor.

Ekspertët janë të mendimit se korniza e tillë për pension social nuk do të përmirëson varfërinë relative, por se varfëria absolute do të çrrënjoset plotësisht te popullata mbi 65 vjeç.

“Pensioni social ka një efekt të butë pozitiv në barazinë e të ardhurave në Maqedoninë e Veriut. Kushti për të marrë pension social për bashkëshortin ose partnerin jashtëmartesor të mos ketë fare të ardhura është shumë i ashpër dhe e pamundëson arritjen e qëllimit kryesor të pensionit social, përkatësisht nxjerrjen e këtyre personave nga varfëria relative” theksuan nga “Finance Think” në analizën “Vallë pensioni social do të zvogëlojë varfërinë e të moshuarve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button