Fillon gjykimi për rastin Monstra

“Në çdo moment pritet të fillojë procesi gjyqësor Monstra” këtë për Portalb e ka konfirmuar avokati mbrojtës i të akuzuarve Naser Raufi.

“Ashtu siç na paralajmëruan para dy ditëve, procesi më në fund pritet të filloj sot. Kjo mund të ndodh për disa minuta, ose edhe gjatë ditës. Janë siguruar gjitha masat e duhura, procesi pritet të filloj, ndërsa ka gjasa të përfundojë të premten në mbrëmje, apo edhe ditën e hënë” tha Raufi.

Ndryshe 20 të akuzuar se janë radikalë islamist dhe që kanë ndihmuar e kryer vrasjen e pesë të rinjëve maqedonas në Smillkovcë të Shkupit, me 1 maj të vitit vijues gjatë aksionit “Monsta”, u arrestuan nga policia e Maqedonisë mes tyre kishte edhe gra. 

Ministria e punëve të brendshme (MPB), akuzon Halil Demirin nga fshati Haraçinë dhe Afrim e Agim Ismailoviqin nga Hasanbegu. Ndërsa, gjithnjë sipas MPB Fejzi Aziri dhe Rami Sejdiu, kanë ndihmuar vrasësit. Në listën e të akuzuarve është edhe Haki Haziri, i cili fillimisht ishte dëshmitar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button