Cakaj: I rëndësishëm fakti që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur, falenderojmë shtetet mike

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë vendet që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit që goditi vendin një ditë më parë.

“Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë! Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbe 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur.” – shkruan Cakaj.

Cakaj nënvizon se pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet fakti që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button