Baku, piktori Burhan Ahmeti pjesëmarrës në “Nga mbeturina në Art”

Piktori Burhan Ahmeti është pjesëmarrës në Ekspozitën e 8-të Ndërkombëtare në muzeun “Nga mbeturina në Art” që do të mbahet në Baku, Azerbajxhan nga 20 Shtator deri më 02 Tetor 2019.

Objektivi i ekspozitës është të rritet vëmendje ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe për të agjituar qasje të përgjegjshme ndaj shëndetit mjedisor të planetit tonë. Ekspozita tërhoqi vëmendjen e publikut në Baku dhe më gjerë, për shkak të synimit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Çfarë vepre do të realizojë Burhan Ahmeti në ekspozitë dhe cila është simbolika e saj? Gjegjësisht, çfarë e lidh veprën e tij me tematikën e ekspozitës?

“Do ta realizoj një vepër arti, instalacion me teknikë të kombinuar në dy shtresa nga qese plastike dhe në pllaka akriliku të tejdukshëm do ta vizitoj me gravurë portretin e Nasimit (poet dhe filozof i njohur nga azerbejxhani) Dy pjesët e veprës me dimensione 100x150cm do të jenë të ndara me nga 6 pllaka akriliku të tejdukshëm 50x50cm sikur mozaik të lidhura mes veti. Ku te pjesa e parë e mozaikut do të duket portreti i Nasimi si gravurë dhe në prapavijë pjesa e dytë e mozaikut në pllaka do të ngjiten qese plastike të kaltërta dhe të bardha. Ku qeset e kaltërta simbolizojnë ujin dhe qeset e bardha akullnajet. Te portreti dhe te duart e Nasimit në pjesën pas si prapavijë e portretit do të ngjiten qese plastike të bardha të cilat simbolizojnë dritën, njëkohësisht çiltërsinë dhe pastërtinë”, tha për Portalb.mk, Burhan Ahmeti.

Në ekspozitë do të marrin pjesë 156 artistë nga 40 vende të ndryshme të botës si Holanda, Kuba, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kolumbia, Spanja, Franca, Gjermania, Italia, Shqipëria, Bjellorusia, Japonia, Australia, Republika Çeke, Turqia, Rusia, Benini, Taxhikistani, Uzbekistani, Ukraina, Izraeli, Kazakistani, Gjeorgjia, Polonia, Rumania, Portugalia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ekspozita realizohet me mbështetjen e fondacionit “Heydar Aliyev”. Fondacioni ka karakter bamirës dhe udhëhiqet nga Zonja e Parë e Azerbajxhanit Mehriban Aliyeva, ndërkaq “Tamiz Shahar” OJSC është një organizatë shtetërore që ofron shërbime të deponimit të mbeturinave në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Qëllimi i kompanisë është të krijojë një sistem të azhurnuar dhe të qëndrueshëm të administrimit të mbeturinave në Baku dhe të sjellë risitë më të fundit në sferën e administrimit të mbeturinave në vend përmes shkëmbimit të përvojës me vendet e huaja dhe kompani ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button