Kanë ngecur negociatat për regjistrimin e popullsisë në RMV

Kanë ngecur negociatat për ligjin për regjistrimin e popullsisë. Dy partitë politike më të mëdha në Kuvend, të cilat ishin edhe pjesë e grupeve të punës për këtë ligj, nuk kanë sqarime për ngecjet. Sipas VMRO-DPMNE-së, organizimi i takimeve i është lënë në dorë LSDM-së por ajo nuk tregon interesim, njofton Alsat-M.

“Nuk ka asnjë iniciativë nga ana e pushtetit edhe pse ishim dakorduar që ata ta ndërmarrin iniciativën dhe ta caktojnë më tej se si do të vijojnë negociatat mes grupeve të punës. Mundem vetëm të ju them se më shumë se 2-3 javë nuk ka asnjë iniciativë nga ana e pushtetit për takim të grupeve të punës për regjistrimin”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM-ja hedhin poshtë pretendimet e VMRO-DPMNE-së por nuk tregojnë arsyet për shkak të cilave grupet e punës nuk takohen më.

“Është e njohur për opinionin se VMRO-DPMNE-ja në vazhdimësi shpërndan lajme të rrejshme. Absolutisht e hedh poshtë pretendimin që ne nuk duam të takohemi për ligjin për regjistrimin e popullsisë. Shpresoj që shumë shpejtë, grupet e punës do të takohen dhe më në fund do të merret vendim në lidhje me këtë ligj”, u shpreh Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button