Shekerinska për Portalb: Afati i dhjetorit ishte simbolikë, procesi i anëtarësimit në NATO – çështje kohësh

Në një prononcim për Portalb.mk, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska muajin dhjetor, afat ky i paarritshëm për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, e ka cilësuar “simbolikisht shumë të mirë”, pasi që sipas saj, miratimi i Protokollit nga Spanja dhe shtetet tjera anëtare është “proces teknik, i pakthyeshëm dhe çështje kohësh”.

“Ne, sigurisht do të marrim pjesë në Samitin e NATO-s në dhjetor dhe do të jemi në të njëjtën tryezë me shtetet anëtare. Simbolikisht do të ishte mirë nëse procesi do të mbaronte para Samitit të NATO-s, kur NATO-ja të kremtonte 70-vjetorin, që të rrumbullakoset anëtarësimi i plotfuqishëm i 30-të me Maqedoninë e Veriut”, tha Shekerinska..

Sa  i takon çështjes se, lista për Protokollin e paratifikuar numëron pesë shtete, Shekerinska nuk pret asnjë problem me ratifikimin në cilindo prej tyre. Sipas saj, çështje e vetme është se, kur do të ndodh ajo.

“Anëtarësimi i plotfuqishëm do të rrumbullakohet kur të përfundojë ratifikimi i Protokollit në të gjitha shtetet anëtare, dhe përfundimisht kur të jetë ratifikuar në Parlamentin tonë. Çështja  e anëtarësimit të plotfuqishëm është teknike, gjegjësisht nuk pritet asnjë problem me ratifikimin në cilindo shtet. Çështje e vetme është se kur do të ndodh ajo”, tha Shekerinska, transmeton Portalb.mk.

Gjasat që RMV-ja të anëtarësohet në NATO në fillim të dhjetorit, u shuan me dështimin e përpjekjes së fundit për formim të qeverisë nga ushtruesi i detyrës së kryeministrit spanjoll, Pedro Sançez. Ky dështim pamundëson që Kuvendi i Spanjës ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO. Krahas Spanjës, Protokollin nuk a ka miratuar edhe Italia, Britania e Madhe, SHBA-ja dhe Islanda. Në Holandë dhe SHBA procedura është një rrjedhë, ndërkaq për në Islandë thuhet se, “nuk ka nisur fare”. Nëse zgjidhet paqartësia me “Bregzitin” në Britani të Madhe, Spanja do të mbetet pengesa e vetme në anëtarësim. Ekspertët në RMV vlerësojnë se, anëtarësimi mund të prolongohet për në muajin janar të 2020-s.

LEXO: I paarritshëm anëtarësimi i RMV-së në NATO në dhjetor, Spanja na ka ngatërruar rendin

Përndryshe, numri i shteteve që e kanë ratifikuar Protokollin e RMV-së për NATO-n arrin në 22. Kanë mbetur edhe shatë shtete.

Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  2. Greqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  5. Kroacia e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin të RMV-së në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  7. Rumania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  8. Lituania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  11. Polonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  12. Norvegjia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  13. Gjermania e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  14. Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  15. Portugalia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  16. Letonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  17. Estonia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  18. Kanada e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  19. Hungaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  20. Turqia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  21. Çekia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO
  22. SHBA-ja e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button