Tërmeti në Shqipëri, nxënësit nga gjimnazi i Mitrovicës ndodheshin në ekskursion

Të shtunën gjatë ditës, Tirana dhe Durrësi janë goditur nga disa tërmete të fuqishme ku si pasojë kanë mbetur të lënduar mbi 50 persona.

Gjatë kohës kur ndodhën goditjet e para, nxënësit nga gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë ishin duke i vizituar këto dy qytete.

Klan Kosova ka kontaktuar me drejtoreshën e kësaj shkolle, Zybejde Gogoli , e cila ka njoftuar se fëmijët janë kthyer në shtëpi shëndosh e mirë.

“Po, kemi qenë në një ekskursion dhe jemi kthyer. Fëmijët janë të gjithë shëndosh e mirë. Dridhjet e fuqishme janë dëgjuar dy herë – të parat kanë qenë rreth orës 16:00, pasi kemi ngrënë drekë. Kemi qenë në Tiranë dhe pastaj jemi kthyer në hotelin ku kemi qenë duke qëndruar në Durrës”.

“Në ekskursion kemi qëndruar katër ditë. Ne kemi pasur në plan të qëndrojmë edhe një ditë, por për shkak të tërmetit jemi kthyer në Kosovë”.

“Fatmirësisht askush nuk është lënduar – as objekti nuk ka qenë i dëmtuar, por fëmijët pak kanë qenë në panik”.

“Dridhjet e para kanë qenë më të fuqishme dhe pastaj ka ndodhur dridhja e tretë  – ka qenë shumë më e vogël. Menjëherë ne kemi filluar që t’i sistemojmë fëmijët nëpër autobusë për t’u kthyer në Kosovë. Autobusi i fundit është nisur rreth orës 2:00 të mëngjesit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button