Deskoska i tregoi arsyet se pse nuk mund të ketë Komision Anketues për PSP-në

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në intervistë për “360 Shkallë” kërkesën e opozitares VMRO-DPMNE, për formimin e Komisionit Anketues për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e ka cilësuar si konfuze dhe të deplasuar, sepse sipas saj procedurat prokuroriale të cilat janë realizuar, duhet të shqyrtohen jashtë mandatit të Kuvendit, transmeton Portalb.mk.

“Ju, Komision Anketues formoni që të testoni ekzistimin e përgjegjësive bazike të bartësit të funksionit të caktuar. Cilën përgjegjësi dhe në çfarë përgjegjësie tash do të shqyrtonit? Katica Janeva (ish kryeprokurore e PSP-së) tashmë është shkarkuar, jo vetëm nga prokuror i PSP-së, por edhe në përgjithësi, ajo nuk mund të kthehet as si prokuror i Gjevgjelisë. Do të thotë, nuk ka prokuror për përgjegjësinë e të cilit do të mund të diskutohej”, tha Deskoska.

Deskoska tha se për shkak të së drejtës së publikut që të jetë i njoftuar, me Ligj është caktuar obligimi që Kuvendi të shqyrtojë raporte gjashtëmujore, gjë e cila edhe ka ndodhur.

Formimi i Komisionit Anketues për PSP-në ishte kërkesë e VMRO-DPMNE-së, por u refuzuar për shkak të mangësive.

Përndryshe, shkarkimi i Janevës ka ardhur si pasojë se, Këshilli i Prokurorëve Publikë inicioi shkarkimin e saj, pasi që ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button