Rama takime të njëpasnjëshme: Të fokusohemi tek familjet e dëmtuara

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thirrur qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme gjatë mesnatës ku ministrat bënë bilancet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Rama shprehu vlerësime për punën e bërë nga ministrat ndërsa kërkoi angazhim maksimal për familjet që kanë pësuar më shumë dëmtime nga tërmeti, njofton Vizion Plus.

“Është bërë gjëja e duhur në të gjitha drejtimet dhe faktikisht dhe përpjekja e nisur me reformën e emergjencave dhe rritjen e vëmendjes në këtë aspekt edhe në sektorët e tjerë, ka dhënë impaktin e duhur në kushte që duhet thënë lavdi Zotit dhe falë bujarisë së natyrës, goditja nuk ka qenë fatale dhe pse ka shkaktuar një panik të madh. Në kontekstin e së tërës dëmet janë pak, por në kontekstin e çdo familjeje, kur ka një dëm, kjo natyrisht është shumë. Do të bëjmë një apel për kompanitë e ndërtimit, që të vënë në gatishmëri individë të stafeve teknike që të shtohet forca monitoruese në terren”, tha Rama.

Rama tha më tej se ka marrë mbështeteje nga kryeminisitri I Italisë, Presidenti I Francës e shumë lidera të tjerë në lidhje me situatën e paprecedentë të tërmeteve në vend.

“Ajo që më vjen mirë ta them është se menjëherë sapo unë kam marrë lajmin, më ka telefonuar  kryeministri i Italisë  për të më mbështetur. Presidenti Francës, kancelari i Austrisë, por ka edhe të tjerë që janë interesuar dhe për këtë  jam shumë falënderues për miqtë tanë që janë shprehur të gatshëm.”

Ndërkohë nga ana tjetër, ministrat bënë me dije se dëmet kanë qenë të pakta dhe se kanë ngritur grupe pune me qëllim monitorimin e të gjithë situatës nga afër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button