Mos e instaloni versionin e ri të iOS!

Apple po tronditet nga akuzat. Kjo pasiqë versioni i ri i iOS 13, i cili u lansua dje, i lejon hakerët të bastisin listën e kontakteve të përdoruesve.

Ky version erdhi pasi doli në treg sot iPhone 11 në Britani të Madhe dhe në Kaliforni javën e kaluar, me një çmim prej 600 euro, transmeton rtv21.tv

Gabimi u zbulua nga eksperti privat i sigurisë në internet Jose Rodriguez i cili kishte paralajmëruar gjigantin e teknologjisë se ai kishte gjetur një “anashkalim me fjalëkalim” në korrik.

Përmes një videoje në YouTube, ai iu tregon njerëzve se derisa ata i thërret dikush, telefoni i sygjeron njerëzit nga brenda.

Ajo e publikoi një video, procesi fillon kur dikush po e thërret atë dhe në vend se të përgjigjet, ai e preku opsionin t’i shkruajë mesazh. Pastaj kur mesazhi i ri shfaqet, ai zgjedh opsionin për të shtuar një marrës të dytë në mesazh.

Kur fillon ta shkruajë emrin e kontaktit, telefoni i sygjeron atij një nga emrat e telefonuesve.

Por, ka edhe shumë të mira. Me iPhone 11, ju mund ta hapni telefonin tuaj për 30% më shpejtë, duke përdorur Face ID. Aplikacioni i fotografive është më i mençur dhe do t’ua ndajë fotografitë prej atyre kryesore. Pastaj do të keni edhe aplikacione më të avancuara për editimin e fotografive, e shumë opsione tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button