Aksion policor në 24 qytete të RMV-së: Janë kapur armë dhe drogë (VIDEO)

Gjatë një aksioni policor mbrëmë dhe sot në mëngjes,  policia ka konfiskuar një sasi të madhe droge dhe armësh. Bëhet fjalë për aksion tw koordinuar të policisë që është realizuar në 54 lokacione të 24 qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga MPB kanë njoftuar se aksioni i koordinuar policor është zbatuar me qëllim të parandalimit të veprave penale të lidhura me tregtinë ilegale me drogë në territorin e shtetit.

Gjatë këtij aksioni janë gjetur dhe konfiskuar sasi të lëndëve narkotike dhe armëve dhe të njëjtat janë dërguar për analizë teknike dhe ekspertizë. Ndërsa nga MPB njoftojnë se gjatë dy muajve të fundit janë konfiskuar 22 kilogramë marihuanë dhe sasi të shumta të lëndëve tjera narkotike dhe armë.

Deklaratë lidhur me aksionin në fjalë nga Suzana Pranjq Talevska, sektroi për marrëdhënie me publikun në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button