Llaboviq ka dhënë dorëheqje nga Këshilli i Reformave në Gjyqësor

Profesori universitar, Mirodrag Llaboviq informoi se sot ka dorëzuar dorëheqje me shkresë nga posti i anëtarit në Këshillin për Reforma në Gjyqësor. Ai dje në seancën e Këshillit i ka informuar se do të dorëzojë dorëheqje, ndërkaq sot atë e ka bërë edhe me shkrim, njofton Portalb.mk.

Dorëheqjen, ashtu siç thotë ai, e ka dorëzuar për arsye morale, gjegjësisht për shkak të pamundësisë për zhvillim të debatit të vërtetë.

Ai shtoi se nuk mundet ta pranojë argumentin se Qeveria nuk mundet të miratojë udhëzime strategjike, sado që të njëjtat të jenë të qëndrueshme, nëse për të janë të nevojshme ndryshime kushtetuese.

Sipas tij, strategjitë projektohen në mënyrë afatgjate me qëllim të krijimit të udhëzimeve strategjike, si reper-vizione dhe drejtime ideore drejt së cilës shoqëria do të priret gjatë zbatimit të zgjidhjeve stabile sistemore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button