fbpx

Saimir Tahiri në konferencë: Ata para meje, pa përjashtim, ju fshehën drejtësisë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta dënuar me shërbim prove për “shpërdorim detyre”, transmeton Top Channel.

“Nuk është e re as për ju dhe as për njeri se si kaluan dy vite dhe pas hetimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda për akzua edhe më të rënda se vetë emri i Prokurorisë, karroca e prishur ndaloi në stacionin e parë”, tha Tahiri.

Deklaratën Tahiri e nisi me akuza ndaj paraardhësve të tij në politikë, pa përjashtim, për të cilët tha se i janë fshehur drejtësisë duke përdorur politikën.

“Unë heshta dhe heshta i bindur dhe e bëra vetëm në respekt të drejtësisë. E kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit, të rrija në Parlament dhe të shfrytëzoja politikën përballë akuzave. Fundja, siç kanë bërë ata përpara meje pa asnjë përjashtim. Kanë ndenjur në Parlament edhe pse janë akuzuar për vjedhje dhe vrasje. I janë fshehur drejtësisë”, tha Tahiri.

Saimir Tahiri theksoi se fati i tij më i madh ishin hetimet e autoriteteve italiane që, sipas tij, rrëzuan të gjitha gënjeshtrat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button