Autobusi me turistë u përplas në Utah, 4 persona humbin jetën

Një autobus me turistë nga Kina, është përplasur në Utah të Shteteve të Bashkuara duke lënë të vdekur të paktën 4 persona dhe 5 tjerë të lënduar.

Autobusi ishte afër Parkut Kombëtar “Bryce” kur doli nga rruga dhe goditi një rrethojë hekuri. Autoritetet janë duke hetuar shkaktarin e aksidentit, transmeton REL.

Pese të lënduarit janë në gjendje kritike, raportojnë autoritetet. Të gjithë pasagjerët ishin të nacionalitetit kinez. Autoritetet kanë kërkuar nga banorët që flasin gjuhën mandarin të ofrojnë ndihmë rreth komunikimit me ta.

Ambasada e Kinës në Uashington bëri të ditur se ka inicuar protokollin emergjent dhe ka dërguar ekipin për të vizituar të lënduarit.

Parku Kombëtar në Utah kishte pritur 2.7 milionë vizitorë më 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button